Mëlçia është organ misterioz. Ajo nuk jep shenja të sëmundjeve deri kur në brendësi të jetë krijuar ndonjë problem serioz.
Kujdesi ndaj këtij organi është investim për jetën. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja në lidhjen e përjavshme në Skype në “News 24” tha se kur mëlçia shfaq shqetësime, atëherë aty prej kohësh ka përparuar një sëmundje e cila në shenjat që shfaq është vetëm maja e ajsbergut.
“Si gjendra më e madhe, shërben në ruatjen e rruazave të kuqe të gjakut. Mëlçia jep disa shenja të dukshme që njeriu duhet t’i analizojë me veten”, -thotë Merja duke shtuar së nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, mëlçia ngarkon punën e saj.
Ai ngre shqetësimin e ngrënies në orët e vona të natës, pak para se të flemë pasi kjo ndikon në dhjamosje dhe zmadhim të mëlçisë e cila nuk do mund të përballojë më pas funksionet e saj.
“Ushqime që kanë shumë kolesterol apo kripëra e dëmtojnë mëlçinë. Alkoli në sasi të madhe, pothuaj në 200 ml është baras me 250 g sheqer.
Në doza të larta mëlçia lodhet e zmadhon volumin edhe pankreasi nuk e përballon dot prodhimin e insulinës.” -sqaron Merja, ndërsa bën të ditur se nëse një person i rritur pi deri në 100 ml alkol në ditë, kjo përkundrazi e ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe sheqeri që përftohet nga alkoli kthehet në energji.
Dyshimet se diçka nuk shkon mirë me mëlçinë tonë janë: goja e thatë, vështirësi në kapërcimin e ushqimit, pirja e ujit shpesh gjatë natës.
“Në fillim,-thotë Merja, -duhet kontrollojmë gjuhën për myk, nëse jo, atëherë duhet të dyshojmë tek mëlçia.” Të tjera shenja të sëmundjeve të mundshme në mëlçi janë: lodhje të vazhdueshme, këputje trupore dhe hematoma, po ashtu fryrja e këmbëve dhe duarve dëshmon për probleme të cila tregojnë për një mëlçi që nuk funksionin në rregull, por edhe veshka që kanë ulur rendimentin e tyre.
Në analiza të specifikuara kërkohen provat e heparit, kontroll i libidogramës për të parë vlerat e kolesterolit dhe eko për detaje. Mënyrat për mbrojtjen e mëlçisë janë të shumta. E para është kontrolli i ushqimit dhe ulja e pirjes së alkolit.
Merja këshillon përdorimin e lakrave të egra si çikoret, lëpjetat dhe qumështoren. Sipas tij të nevojshme janë arrat, 4-5 korra në ditë, 1-2 lugë kafe kurkum. Këto rigjenerojnë qelizat, duke mos harruar edhe uthullën e mollës së egër. Gjatë natës nuk duhet ta ngarkojmë këtë organ, madje me kujdes gjatë ditës mund të pimë çaj lule tambëlgjaku që bën detoksin e mëlçisë e cila shpesh është e ngarkuar me helme.
Gjethet e tambëlgjakut i ziejnë dhe i pimë gjatë ditës deri sa të arrijmë parametrat normale të gjakut. “Nuk duhet të kursejmë frutat e egra, molla e egër, dëllinja, murrizi i egër shkrijnë kolesterolin. Duhet të na shkojë mendja tëk karotat, rrepat e kuqe e të bardha”,-shton Merja duke na kujtuar se mëlçia si organ jeton edhe 600 vite, varet si ne e trajtojmë atë.