“Xing” është rubrika më e re në “XL Media”, ku do të vendosen në një ‘sfidë’ personazhe showbizi që bëjnë xing me të njëjtën veshje.
Për këtë javë kemi 4 vajza mjaft të njohura në showbizin tonë që kanë zgjedhur veshje të njëjta gjatë ditëve të fundit.
I pari është ai mes Ilnisa Agollit dhe Jonida Maliqit. Të dyja vajzat kanë zgjedhur të veshin fustanin nga “Mevlani”, brandi më i ri nga Armina Mevlani.
I dyti mes dy kunatave më të reja në showbiz, Bora Zemani dhe Heidi Baci. Vajzat kanë bërë xing me një kanatiere të mbushur plot detaje nga “Zara”.
Mes dy dysheve, kujt i shkon më shumë veshja? Vendoseni ju!