Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Ja pse duhet ta përdorni qumështin e gomaricës/ Ylli Merja tregon vlerat e tij: Ky lloj qumështi është një rregullator shumë i mirë fi…

February 15, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

Qumështi i gomaricës njihet për vlerat e tij kurative për “kollën e mirë”.

Në vendin tonë, në të gjitha trevat dihej që nëse një person kishte një kollë të thatë, të vazhdueshme dhe të mprehtë, atëherë e qetësonte shumë lehtë me këtë lloj qumështi.

Kjo ka ardhur si një trashëgimi popullore nga vetë populli e janë zbuluar efektet e tij të mrekullueshme në disa pika kyçe përdorimi për kollën e mirë e pneumonitë (sëmundje infektive të mushkërive).

Një femër gomaricë mund të japë deri në gjysmë litër qumështi në ditë e mund të arrijë maksimumi deri në 600 mililitra.

Ajo mund të milet 4-5 herë në ditë dhe mund të na japë minimumi 200 mililitra qumësht në ditë, e në stinën e dimrit mund të vëmë re se qumështi është më i trashë për shkak se ajo ushqehet me bar apo jonxhë të thatë.

 

Vetitë kurative

Ky lloj qumështi është një rregullator shumë i mirë fiziologjik i organizmit e madje ndikon në përmirësimin e performacës sportive të njeriut; jep forcë, vitalitet e gjallëri.

Nëse do i referoheshim analizave të një qumështi të gomaricës, do të rezultojë se ajo ka 60 herë më shumë vitaminë C sesa qumështi i lopës e kështu ka aftësinë të rrisë rezistencën e organizmit e njëkohësisht sjell në gjendje pune të gjitha gjëndrat endokrine siç është mëlçia, pankreasi, shpretka e tiroidet.

Qumështi i gomaricës përmirëson shumë mirë tretjen e jashtëqitjen si dhe largon ujin e tepërt nga organizmi e madje bën që trupi të jetë muskuloz. Në këtë mënyrë organizmi nuk krijon dhjamë.

Ky lloj qumështi ka më pak yndyrë se të tjerët, por vërehet se ky qumësht përmban edhe omega 3, omega 6 dhe acide yndyrore të pangopura, e në këtë mënyrë mund të ulë kolesterolin në gjak.

Qumështi i lopës ka laktozë shumë herë më pak, ndërsa i gomaricës përmban 60% laktozë. Ndërsa po të krahasojmë përbërësit e tjerë, mund të ndalemi te lizozima, e cila është një substancë biologjike që organizmi e prodhon për vetëmbrojtje dhe e depoziton atë në pikat kyçe, si goja, hunda, mishi i dhëmbëve, gjuha, bajamet etj.

Ky element ka aftësinë të shkatërrojë mbulesën proteinike bakteriale dhe zinxhirin e tyre gjenetik. Edhe imunoglobulina që gjendet te ky qumësht ka aftësinë të rrisë përformancën mbrojtëse të organizmit karshi sëmundjeve. Pra, falë këtyre dy përbërësve, rekomandohet që gratë shtatzëna, fëmijët që kanë kollë, sëmuren shpesh e janë alergjikë si dhe personat që kanë mëlçi të zmadhuar apo të dhjamosur duhet të përdorin qumështin e gomaricës për të kuruar sëmundjet e lartpërmendura.

Mënyra e përdorimit

Gjithashtu, rekomandohet që personat që kanë dhimbje kyçesh, muskujsh ta konsumojnë këtë lloj qumështi pasi largon edhe acidet urike që ndodhen në organizëm. Një fëmijë i vogël duhet të konsumojë 1 filxhan kafeje në ditë, ndërsa një i rritur 2 të tillë. Do të këshillohej për të gjithë ata që përdorin qumështin e gomaricës, që së pari të marrin vesh origjinën nga vjen në mënyrë që të mos ketë kimikate të ndryshme dhe duhet të ruhet në frigorifer në ngrirje. Një tjetër formë e eksperimentuar është edhe ruajtja e këtij qumështi në një shishe qelqi. Vlen të theksohet se qumështi i nënës mund të zëvendësohet nga bima e moringës, e cila rritet në Indi si dhe nga qumështi i gomaricës.

Qumeshti i Gomarices Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…
Next Article REZULTATET BEFASOJNE: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV4! Mendonim se të gjithë e donin, por jo
Të Fundit

Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

June 20, 2025

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

Humbje e madhe në politikë! Mbyll sytë ish kryebashkiaku i Pukës

June 20, 2025
ShowBizi

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Horoskopi

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

January 30, 2025

Ylli Merja: Si të hiqni 5 kg shëndetshëm brenda 1 muaji: Për t’u dobësuar më shpejt duhet të konsumoni…

February 23, 2025

Ylli Merja : Si të përdorni barin e bletës kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit me…

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.