Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën e fundit të nëntorit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Javën e nisim me Hënën te Bricjapi. Te mendimet e secilit do të dominojnë planet se si do t’i kalojnë festat e fundvitit.
Gjithashtu, java nis me hyrjen e Mërkurit në të kundërt mbi Venus.
Kjo do të thotë se, nëse dikush ju ka mërzitur, nëse dikush ju ka munguar, ose nëse keni pikëpyetje për të marrë nga një bashkëpunim i hapur, sot vendosni në agjendë të bëni një telefonatë ose të krijoni situata për të pasur mundësi për një shans të dytë.
Për ata që kanë pasur keqkuptime në raportet personale, lëreni sedrën mënjanë dhe korigjoni raportet emocionale.
Është një javë ribashkimesh, takimesh dhe kthimesh që nuk i keni menduar. Në 29, Mërkuri kthehet në të drejtë. Në 30, me Marsin te Shigjetarët, deri në mes të dhjetorit, do të përshpejtohet ritmi për të marrë rezultatet që nëntori nuk i dha.
Dashi
Nevoja për arrati është mendimi i parë i fillimit të javës. Me Hënën te Bricjapi kanë disa detyrime për të zgjidhur. Kjo ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e shkaktuara që nga fillimi i gushtit dhe deri tani, në punë dhe në aspektin personal. Jepet mundësia për t’i parë gjërat ndryshe, për të gjetur zgjidhje. Do të ishte shumë mirë të jenë fleksibël para fundjavës.
Demi
Urani është te ata në një hyrje me Neptunin shumë të fortë. Ndryshimi dhe korrigjimi i agjendës nga fati do të jetë shumë i ndjeshëm. Këto ndryshime në këtë periudhë do të duken sikur universi ka dëgjuar zërin e brendshëm dhe rregullohet dhe ndryshohet ajo që ata duan. Sjell edhe një emocion dhe rigjen gjuhën me njerëzit që duan.
Binjakët
Të ngurtësuar që në orët e para të ditës. Me kë të jenë dhe ku të jenë do të ndjejnë pak nervozizëm. Mund të jetë nga lodhja ose nga pamundësia për të pasur ritmin që duan në të përditshme. Do të kenë mundësi që të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të zgjedhin si do të jetë agjenda e tyre. Urani është në një pozicion shumë të rëndësishëm për ta. Do të mbyllni nëntorin me një shije të mirë, vetëm nëse kontrolloni komunikimin.
Gaforrja
Në një hyrje shumë pozitive, Mërkuri me Venusin te Akrepat. Kjo javë ju jep mundësinë për të pasur kontaktet e duhura, takimet e duhura dhe të gjeni zgjidhje në çështje që ju kanë ngarkuar. Planeti i fatit bën që diskutimet të nxjerrin një energji që t’i bëjë të ndihen me fat. Përshpejtimi i ritmit për të marrë edhe planet e 2025 ndryshon në datën 29.
Luani
Kjo shije e diellit sot i mbush me energji shumë të mirë. Agjenda e tyre do të jetë intensive e organizuar prej tyre. Bashkimi i Mërkurit me Venusin bën që të gjejnë mënyrën që të vendosin edhe argëtimin mes detyrimeve të tyre profesionale.
Virgjëresha
Ngjyrat e kohës dhe të momentit janë të tilla që ju bëjnë të gjeni një mënyrë për të zgjeruar bazën profesionale dhe ekonomike. Urani është në një hyrje bashkëpunuese dhe mund të gjeni bashkëpunëtorë shumë të mirë. Mërkuri në të kundërt mbi Venusin bën që të keni ngrohje me njerëz brenda familjes që keni pasur hatërmbetje.
Peshorja
Nga sot deri në fund të muajit, qëllimi kryesor dhe mendimi që ju shoqëron ka të bëjë me lekun. Për detyrime, shpenzime apo prurje, paraja është kryefjala e javës. Lëvizje dhe ndryshim ambjenti do të jetë qëllim i kësaj jave. Venusi me Mërkurin jep mundësi shumë të mira për të vënë disa pika mbi i. Do të lini pas këtë javë ngarkesat e 2025, për të nisur një periudhë mjaft produktive.
Akrepi
Mërkuri me Venusin bëhen bashkë dhe kjo bën të mundur që shqetësimet që ju kanë mbajtur peng në evoluimin tuaj, i keni të gjitha mundësitë për t’i zgjidhur sot edhe nesër, me dëshirë apo nga fati. Duhen zgjidhur, pasi Mërkuri do të rikthejë sërish në sipërfaqe çfarë ju shqetëson në këtë periudhë. Ky Urani përballë jush ju jep mundësi për rikuperime ose devijime që rezultojnë të mira.
Shigjetari
Mërkuri në të kundërt mbi Venusin nxjerr një domosdoshmëri që të ruani gjërat personale. Për gjërat që nuk jeni gati t’i ndani me të tjerët, ka një tendencë që dalin në sipërfaqe; jeni ju që duhet t’i mbroni. Shija e ngarkesave dhe pikëpyetjeve do të jetë e pranishme ende.
Bricjapi
Java nis me Hënën te ju dhe ju jep mundësi ta keni ju në dorë se si do të shkojë kjo javë. Ajo që do të dominojë është takime me njerëz që kanë plane për zhvillime të punës, orientime apo projekte në lidhje me punën. Është një agjendë që do të ketë shije të mirë. Përgatituni që në mes të dhjetorit vrapi i punës të jetë produktiv për ata që këtë javë punojnë.
Ujori
Kjo shije e konfuzionit gradualisht nga sot largohet. Qëllimi është që të ndihen më mirë me ekonominë tuaj. Mbani një shportë nga mesi i javës, pasi Urani në katërkëndësh mund të sjellë informacione, por nuk janë detyrimisht si dëgjohen. Ruajeni veten.
Peshqit
Nuk do të mungojnë idetë për diçka të re. Kjo do të bëjë që të jeni objekt bisede në vendet ku ndodheni. Në jetën personale, në çift, kjo javë do të sjellë pak ndihmë për të sqaruar hatërmbetje dhe debatet në raport. Një nga metodat shumë të mira është të shkoni në ambjentet e përbashkëta dhe do të ndesheni me njerëzit që doni.





