Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Java nis mirë, por një problem madhor do ju përmbys gjithcka…’ Horoskopi për sot, ja cfarë parashikojnë yjet për ju

    February 10, 20254 Mins Read Të Fundit

    Dashi

    Java do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

     

    Do të keni një vullnet të admirueshëm, duke e parë jetën ndryshe nga gjithë negativitetet e së kaluarës. Në vendin e punës keni patur mundësi edhe më të shumta, por kjo e hënë do të bëjë që të kapërceni veten dhe të mos lini që t’iu ikë asgjë. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme edhe sa i takon jetës sentimentale.

    Demi

    Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj, duke bërë që të lini pas disa probleme që ju kanë munduar. Java që po nis do të jetë mjaft pozitive ndonëse do të ndiheni disi të lodhur. Parashikohet një periudhë e rëndësishme, për të vënë në qendër dashurinë.

    Binjakët

    Prania e Hënës në shenjën tuaj do ju ndihmojë që të rikuperoni disa tensione që keni patur në vendin e punës. Gjatë kësaj jave, mund të merrni në dorë situatën, ndonëse vështirësitë financiare do të jenë të pranishme.

    Gaforrja

    Kjo javë do të nisë me ngarkesë dhe lodhje për të lindurit e kësaj shenje, ndonëse në fund do të jetë mjaft e frytshme. Disa prej jush janë përballur me një krizë sentimentale apo ndarje, por tashmë situata do të jetë disi më e përmirësuar.

    Luani

    Edhe kjo javë do ju shohë protagonistë! Gjatë ditëve të fundit keni pasur disa mundësi më shumë lidhur me problemet e natyrës financiare, të cilat kanë pasur nevojë për zgjidhje. Kush ka një projekt për të çuar përpara, mund të frenohet për shkak të pamundësisë ekonomike. Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos ushqeni tensione të kota.

    Virgjëresha

    Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është hyrja e Mërkurit në shenjën tuaj. Bëhet fjalë për një planet që ju udhëheq. Do të jetë një javë e rëndësishme sa i takon punës, pasi mund të merrni një propozim interesant. Edhe në dashuri, parashikohen zhvillime të reja. Në fillim të kësaj jave mund të ketë ndonjë vonesë, por kjo gjë nuk duhet t’iu shqetësojë.

    Peshorja

    Qysh nga fundi i muajit prill disa vështirësi janë futur në jetën tuaj. Ka nga ata që kanë pasur ndonjë problem shëndetësor ose me jetën e tyre praktike. Kjo ditë do ju kalisë nervat. Do të ndjeni peshën e shumë përgjegjësive mbi kurriz. Nga ana tjetër dashuria do të shpërblejë çdo mundim tuajin.

    Akrepi

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, ndonjë problem ekonomik mund t’iu krijojë pengesa. Nëse keni një kontratë e cila kërkon shtyrje, mund të ketë komplikime. Urani do të ketë ndikim të kundërt me shenjën tuaj. Megjithatë dëshira juaj e madhe, është që të ketë ndryshime të cilat ju interesojnë shumë.

    Shigjetari

    Yjet do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Ka mundësi që të merrni diçka më shumë nga sa prisni. Megjithatë kjo e hënë parashikon edhe disa polemika. Duhet të mundoheni që të luftoni kundër të gjithëve në nivel psiko-fizik.

    Bricjapi

    Do të jetë një fillim javë e mbushur me reflektim për të lindurit e kësaj shenje. Hëna me ndikimin e kundërt, mund të bëjë që të mos ndiheni mirë. Do ju duhet që ti bëni llogaritë edhe me ndonjë pengesë në dashuri, shkruan noa.al. Ka ardhur momenti që të përballeni me njeriun tuaj të zemrës.

    Ujori

    Gjatë kësaj dite mund të dalë në pah shpirti juaj rebel. Yjet vështirë se mund të menaxhohen, madje mund të keni edhe kontradikta. Mund të doni që të ndryshoni gjithçka dhe më tej të doni që të ktheheni pas. Keni shumë shpenzime për të bërë, ndaj bëni mirë që të jeni sa më realist.

    Peshqit

    Keni nevojë për një shtysë në jetën tuaj. Familja ose miqtë, duhet t’iu stimulojnë më shumë, pasi gjatë kohëve të fundit keni qenë ju që ju keni qëndruar pranë, por që jo gjithmonë ju janë kthyer në të njëjtën mënyrë. Në këtë moment dashuria është në pikëpyetje dhe do të keni shqetësime. Nuk i pëlqeni gjërat e lehta dhe pëlqeni ata që përbëjnë sfidë për ju.

    Horoskopi shenjat yjet
    Previous Article‘S’bëhesh dot ti si Bora Zemani…’ Gazetari nuk ja përton Xhenetës, ja mbyll gojën me dy fjalë në studio!
    Next Article Ishte nisur për në punë, por gjeti vd*kjen! Aksidenti tragjik në vend i merr jetën këmbësorit
    Të Fundit

    Thellohet dhimbja dhe tr*gjedia: Dy të rinj humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në vend (Detaje)

    May 10, 2025

    Cfarë trishtimi! Shembet kanali i hidrocentralit, humb jetën punëtori në vendin tonë

    May 10, 2025

    Cfarë po ndodh me jetën e saj private: Rudina Hajdari ndahet nga i dashuri i saj regjisor? Ja detajet

    May 10, 2025
    ShowBizi

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    May 10, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Olta Gixhari: Kam shumë qejf ta zvogëloj gjoksin sepse…

    May 10, 2025
    Horoskopi

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    ‘Do ju ndodh ajo që keni pritur kaq kohë…’ Përgadituni! Deri në mbrëmje pritet të përballeni me këto ndodhi

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Uthulla e mollës së egër, Ylli Merja: Ilaçi natyral për organizmin tonë, ja si ta përgatisni vetë në kushte shtëpie

    January 3, 2025

    Vuani nga psioriaza? Ylli Merja: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund dhe nuk…

    December 21, 2024

    Infeksionet e veshit të mesëm, mjeku popullor Ylli Merja: Kujdes! Pasojat nga mosmjekimi të rënda, ja rreziqet që i kanosen shëndetit nga…

    December 18, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.