Roza Lati nuk do vijë këtë sezon me një emision bashkë me nënën e saj, aktoren e mirënjohur Rita Latin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në ‘instastory’, ku hedh poshtë aludimet që kanë nisur prej disa kohësh.
“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Lat nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim”- ka shkruar Roza, krahas lajmit që pa ditën e sotme në portale.
Nuk do e shohim krah Ritës, po krah kujt do jetë Roza këtë sezon të ri televiziv? Në ‘Top Channel’ apo në ndonjë ekran tjetër?
Mbetet për t’u parë!