Arkonda e ka kaluar një pjesë të jetës së saj si një skllave.
Në rrëfimin që ajo ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, tregon se vjen nga një familje me 7 fëmijë, por njëri prej dy vëllezërve i ka ndërruar jetë në një aksident në Greqi.
Nga ai moment, nëna e Arkondës u paralizua dhe ishte detyra e saj të kujdesej për të për vite me radhë teksa vëllezërit e motrat e tjerë krijuan jetën e tyre.
Arkonda: Unë jetoja në fshat. Aty na vjen lajmi që ka bërë aksident vëllai im, Blerimi dhe mami im u paralizua.
Ardit Gjebrea: Mami ishte shumë mirë derisa erdhi lajmi për vëllain.
Arkonda: Sa erdhi lajmi që mori vesh lajmin e vëllait që na tha ka ndërruar jetë, ka bërë aksident në greqi, mami direkt u paralizua.
Ardit Gjebrea: Uau!
Arkonda: Ikën të gjithë, unë isha më e vogla.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Arkonda: Unë isha 20 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Po gjatë asaj kohe ti me siguri i shërbeve mamit.
Arkonda: Të gjithë ishin në shtëpitë e veta, unë isha për t’i shërbyer mamit.
Ardit Gjebrea: Dhe sa vite i shërbeve mamit?
Arkonda: I shërbeva për 10 vjet. Pasi vdiq babi, u bë jeta më e vështirë dhe mbeta vetëm unë me mamin.
Ardit Gjebrea: Fatkeqësi pas fatkeqësie.
Arkonda: Po. Pas vdekjes së mamit unë nuk kisha ku shkoja sepse me opinionin e fshatit që një femër vetëm në fshat nuk jetonte dot, u nisa erdha në Tiranë për një jetë më të mirë.
Pas ardhjes në Tiranë, një mikeshë e njohu Arkondën me një djalë nga Fieri. Ndonëse nuk i pëlqeu, ajo zgjodhi të vazhdonte me të dhe jetuan së bashku me nënën e tij, por gjërat nuk shkuan mirë. Pas javës së parë, nisën ta merrnin me vete që të shisnin veshje.
Arkonda: Çohesha në 4 të mëngjesit.
Ardit Gjebrea: Po pse kaq shpejt?
Arkonda: Po kështu e kishin. Çohesha në 4 të mëngjesit, fillova duke shitur rroba. Ato rrobat këtu e atje duke i palosur një për një. Kjo po rrinte aty, “hajt se për punë të kemi marrë”.
Ardit Gjebrea: Vjehrra?
Arkonda: Vjehrra. S’mund të thosha as oh u lodha, as ih smund të bëja fare se më rrinte mbi kokë. Shkoja në shtëpi, “çohu të më bësh mua masazh”, jo mos u ul një sekondë, jo bëj të hamë, jo gatuaj, pastro, nuk më linte një sekondë të ulesha aty.
Ardit Gjebrea: Duhet t’i bëje masazh vjehrrës?
Arkonda: Po, po. Por unë nuk jam skllavja jote, i thashë. “Hajt, hajt”, s’dinte fjalë tjetër, “për punë të kemi marrë”.
Ardit Gjebrea: Kur shkonim, i thoshte ish-burri “na jep 100 Lekë”. Një kafe, unë një kafe ai, s’bëhej fjalë të merrja ujë se na jepte fiks nga 50 Lekë.
Arkonda: Flasim për lekë të vjetra.
Ardit Gjebrea: Po, po lekë të vjetra.
Arkonda: Domethënë 100 Lekë të vjetra, na pini kafe, por jo ujë, pini ujë nga çezma.
Ardit Gjebrea: I thosha dua të marr një ujë unë, jo jo “je mësuar me kafe ti”./tvklan.al