I ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother 2”,
i cili ka komentuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Cilët nga banorët e “Big Brother VIP 4” veçon Eltoni si më të fortë?
“Pesë lojtarë ka aty, pjesa tjetër është garniturë. Gerta, Rozana, Laerti, Gjesti, Danja. Thuhet se do të ketë hyrje të reja, të shohim. Nga informacionet e mia, mund të ketë 6 hyrje të reja. Edhe pse është shumë vonë tani. Danja është shumë e kontrolluar, shumë e qetë, ka dalë në korsinë e shpejtësisë tani duke parakaluar. Dhe askush nuk po e vë re. Kur zihen dy vetë, fituesi del ai i treti.
Laerti do të shkojë në finale vetëm me emrin që ka. Për të luajtur nuk po luan. Kur i japin ndonjë zarf për ta lexuar duket si mësuesi im i matematikës. Gerta kishte fatin e madh që të dilte nga hija e motrës së saj. Kam frikë se dhe Gerta do dalë më keq, Olta ishte më e fortë”.
Kush mendon se do të fitojë nga këta të pestë?
“Ia kam frikën Danjës. Ndërkohë që janë këta të katërt protagonistët kryesor, Danja është ajo që fërkon barkun”.
Po për përjashtimin e Jozit çfarë ke për të thënë?
“Jozi duhet të dilte që javën e dytë, por u tolerua. E vetmja gjë që ka bërë është një dasmë e sforcuar, një puthje që tentoi ta merrte me zor. Kulmi i tij ishte me babain e Loredanës”.