Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Joz Marku ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.


Këtë herë, ish- banori i Big Brother Vip Albania ka kërkuar ndjesë për mungesën e komunikimit në mesazhet private.
“Mirëmëngjes. E vlerësoj dhe e çmoj shumë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në DM,
dhe kërkoj falje që në mungesë të kohës nuk mundem t’ju kthej dhe përgjigjem”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram, transmeton IndeksOnline.
Duke e shoqëruar këtë ndjesë me një ton miqësor dhe të hapur Jozi shton: “Sot do mundohem t’ju përgjigjem shumicës prej jush, po ju lej t’më pyesni a thoni ç’të doni ju”, përfundon ai./IndeksOnline/