Jul Deda zbulon “SEKRETET” e çiftit Egli-Gjesti: “Ka unazë në xhep. Do t’i propozojë për

0

Raporti mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP është krisur pas primet të fundit, kur në shtëpi u transmetua intervista e Xheneta Fetahut.

Përpos banorëve, marrëdhënia e dyshes po komentohet shumë edhe jashtë shtëpisë. Më i fundit që ka reaguar është aktori Jul Deda.

Duke dhënë mendimin e tij për çiftin Egli-Gjesti, përmes një postimi më InstaStory, Juli ka dhënë dy variante:

“1.Gjesti eshte llastuar pak si teper, i ka hipur vetja ne qejf dhe po e trajton Eglin shume keq, duke ja marre per dobesi çdo gje qe ben ajo per te.

Me sa kam pare, ajo kerkon te sqarohet, ky i kthen shpinen. Kjo nuk eshte sjellje normale e Gjestit kundrejt personit, me te cilin ai kenaqej duke ndenjur edhe ne krevat.

2. Eshte loje nga Gjesti dhe neser ne prime, ai nxjerr nga xhepi nje unaze dhe i propozon per martese.

Ju e dini, qe une nuk e pelqej Eglin si lojtare, por ne kete rast, mund te them se ajo nuk e meriton kete sjellje, gjithmone nese eshte varianti 1. Nese eshte varianti 2, atehere ndryshon puna” përfundon aktori.

×