Ronaldo Sharka i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka treguar për herë të parë se ka një problem
shëndetësor dhe kjo gjë e bën të pamundur që ai të bjerë në peshë pavarësisht përkushtimit të tij ndaj palestrës dhe dietës.
Paloma: Ti pse mërzitesh kur të shajnë për shëndetin?
Ronaldo Sharka: Kush tha që acarohem. Unë jam i pari që nuk acarohem dhe këtë gjë e kam kthyer në trend në rrjetet e mia sociale dhe bëj fushata
për t’i ardhur në ndihmë sepse shumica e njerëzve në Shqipëri dhe në botë janë mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti.
Paloma: Ti nuk e ke hall, do ta mbash për qejf, sepse po ti vesh vetes detyrë që të dobësohesh, ia arrin qëllimit?
Ronaldo Sharka: Po nga e di ti që nuk e kam hall unë? Ti nuk ke ardhur me mua të bësh vizita tek mjeku dhe të gjithë këta njerëzit që merren me mbipeshën.
Ti nuk ke qenë pas meje sa herë që unë jam vizutuar trajnuar për këtë gjënë dhe që unë kam probleme të bie nga pesha.
Donald Veshaj: O vëlla pse nuk ia thua dhe publikut, por mbetesh misterioz?
Ronaldo Sharka: Sepse doja ta ruaja këtu për emisionin tuaj “Më lër të flas”.
Donald Veshaj: Çfarë problemi ke pra?
Ronaldo Sharka: Probleme që me emra shkencorë nuk di t’i shpjegoj mirë, por që mi kanë shpjeguar njerëzit që merren me këtë fushë, kështu që edhe unë jam në luftë të përditshme,
pavarësisht se punoj nga tre-katër orë në ditë në palestër dhe mbaj një lloj diete ushqimore, por megjithatë kam rënë gjashtë kg.