Familjarët e Endrik Bebës të cilët menaxhojnë tashmë rrjetet e tij sociale, përmes një postimi kanë reaguar
lidhur me një deklaratë të bërë sot nga Sara në një bisedë me Albi Nakon, ku pretendon se ka qenë e fejuar me këngëtarin.
“Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë”, tha ajo.
“Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim.
E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin”, tha ajo.
Ata kanë hedhur poshtë një gjë të tillë ndërsa kërkojnë nga produksioni t’i japë mundësi
Endrik Bebës ta sqarojë edhe ai vetë publikisht këtë deklaratë të pavërtetë të bërë nga banorja.
58-vjeçarja fshiu të gjitha rrudhat në 5 ditë: ja metoda e saj!