Hilsn

Kamarierja në Shkodër rrezikon të humbasë krahun! Punonte për familjen, e kapi pIumbi kot!

Kamarierja 25 vjeçare Meri Kacerri rrezikon të humbasë krahun e majtë, për shkak të plumbave që e kapën aksidentalisht në atentatin e 8 Shtatorit në Shkodër. Ajo ishte si çdo ditë në vendin e saj të punës, por breshëria e plumbave për Erogen Vason, nuk kurseu as të pafajshëm.

Ragip Gila hapi zjarr me breshëri dhe në tentativë për të vrarë Erogen Vaso alias Brajoviç, por plumbat i morën jetën mikut të tij Armando Pali teksa pinte kafen e mëngjesit, dhe truprojës Liridon Kraja. Vetë Vaso mbeti i plagosur, bashkë me kamarieren Meri Kacerri.

Newsbomb.al mëson se 25 vjeçarja rrezikon të humbasë krahun e majtë, si pasojë e plumbave që e kanë kapur në arteriet kryesore të tij. Ajo është dërguar nga Shkodra në Spitalin e Traumës në Tiranë, menjëherë pas atentatit, por pavarësisht ndihmës së parë, Meri ka nevojë për trajtim të specializuar.

25 vjeçarja që punonte si kamariere për të mbajtur familjen, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi nuk i përballon dot operacionet dhe trajtimet mjekësore.

Të afërmit e saj kanë ndërmarrë një nismë në “GoFoundME” dhe kërkojnë nga çdokush që ka mundësi, të dhurojë për kurimin dhe shërimin e Meri Kacerrit. Plumbat nuk ishin nisur për të dhe ajo nuk kishte asnjë faj, por tashmë ngjarja ndodhi dhe Meri ka nevojë për ndihmë.

“Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.

Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë”, thuhet në njoftimin e familjes.


Kamarierja që u plagos në atentatin e Shkodrës, kërkohet ndihmë për Meri Kacerrin: Nuk përballojmë dot operacionet, na jepni një dorë ta shpëtojmë
Mëngjesin e 8 Shtatorit qyteti i Shkodrës u trondit nga breshëria e plumbave, ku u tentua të vritej Erogen Vaso alias Brajoviç, por që fatkeqësisht humbën jetën miku i tij Armando Pali dhe shoferi Liridon Kraja. Vetë Vaso mbeti i plagosur, bashkë me kamarieren Meri Kacerri.

Autori u identifikua dhe u arrestua shpejt. Ai ishte 29 vjeçari Ragip Gila, i cili në dëshminë paraprake ka thënë se vrasjen e Erogen Vasos e kishte marrë përsipër pasi ky i fundit e kishte kërcënuar.

×