Virgjëresha
Korriku sjell momentin e së vërtetës. Ajo që keni lënë mënjanë do të dalë në dritë dhe do të kërkojë përgjigje të qarta. Situatat do t’ju shtyjnë të merrni vendime të përgjegjshme që mund të ndryshojnë rutinën dhe qëndrimin tuaj ndaj vetes. Është koha për të lënë pas dyshimet dhe për të vepruar me besim në aftësitë tuaja, edhe nëse frika vazhdon të pëshpërisë.
Këshilla e muajit: Besoji intuitës, edhe kur logjika përpiqet të të ndalojë.
Akrepi
Universi ka një kthesë të papritur për ju. Aftësia juaj intuitive do të jetë çelësi i një zgjedhjeje vendimtare. Veprimet dhe vendimet e vjetra po dalin përsëri në pah dhe do t’ju duhet ose t’i korrigjoni ato ose t’i lini pas shpine. Është koha të shprehni atë që keni mbajtur brenda.
Këshilla e muajit: Një jetë e re mund të fillojë, edhe nëse nuk ndiheni plotësisht gati.
Demi
Korriku do t’ju çojë në një pikë kthese. Diçka që ju ka penguar për një kohë të gjatë nuk do të jetë më e tolerueshme. Do t’ju duhet të merrni një vendim radikal që deri vonë dukej i pamundur. Stabiliteti dhe siguria mund t’i lënë vendin ndjekjes së lumturisë.
Këshilla e muajit: Mëso të zgjedhësh me guxim dhe të vërtetë, çdo herë.
Peshorja
Do të përballeni me një zgjedhje të vështirë, por të domosdoshme. Diçka që duket e padrejtë mund të jetë e vetmja rrugë përpara. Marrëdhëniet e vjetra ose situatat e pakuptimta do të marrin fund, duke krijuar hapësirë për fillime të reja.
Mos i lejo të tjerët të përcaktojnë jetën tënde.