Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram,
një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës.
Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik.
Ajo që bie në sy në llogarinë e tij publike tashmë janë disa video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës.
Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.
Përkundër ndarjes, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë këto momente
të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi.
Ndërkohë, Luana, e cila kohët e fundit ka lançuar këngën “Atë Natë,” që shumë e interpretojnë si një reflektim i ndarjes së saj,
vazhdon të përqendrohet në projektet e saj muzikore, duke shprehur përmes artit ndjenjat që kanë shoqëruar këtë periudhë të vështirë.