Keisi Medini dhe Sabian Medini kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”,
ku herë pas here kanë marrë edhe “ngacmime” pikante nga moderatorët.
Muaj më parë u përfol për një lidhje mes Keisit dhe Jonit, djalit të moderatorit Ardit Gjebrea.
Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga vet ‘protagonistët’ e këtij aludimi, mediat kohë më parë folën edhe për një fejesë mes tyre.
Pikërisht për këtë aludim, Alesia Bami e ka ngacmuar Keidin lidhur me “vjehrrin” e saj (të supozuar), Ardit Gjebrean.
“Kam një pyetje serioze, ditën e diel kush e përfaqëson më mirë, Ed Manushi apo Gjebrea?” – ka qenë pyetje e Alesias, për të cilën Keisi u përgjigj shkurtimisht:
“Mund të them që janë dy legjenda dhe janë mrekullueshëm që të dy” – duke e kaluar me ‘stil’ pyetjen e moderatores.
View this post on Instagram