Egli Tako bëri një sqarim për fansat në Instagram, pasi këngët me Fifin dhe DJ Gimi u fshinë nga YouTube.

U raportua se pati një krisje mes tyre dhe se shkak për këtë u bë ana financiare.
Në reagimin e saj, Egli theksoi se ka qenë e ftuar në këto projekte dhe se nuk ka të drejta më shumë, duke shtuar se pas heqjes së këngës nga YouTube fshihet Fifi dhe arsyen e vërtetë e di vetrm ajo.
“Une jam e ftuar ne kenge njesoj si Dj Gimi-O. Eshte nje bashkepunim ku te drejtat e projektit i takojne autorit i cili e posedon ne kanal, ne rastin konkret Fifi.
Kenga eshte hequr per 2 dite nga platforma Youtube, ne vendim te autores per shkaqe te sajat”
Megjithatë, në fund bëri të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere.
Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi.
Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i la stafetën Fifit, duke justifikuar veten.
Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube