Hilsn

Këpucë e mbetur në asfalt dhe bicikletë e shkatërruar…Aksident në vend, mjeti përplas ciklistin!

Një person rreth të 60- tave që udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit, është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz me targa AA 672 VS i cili e ka përplasur, në tentativë për t’a shmangur. Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulance, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është në komisariat dhe po pyetet nga efektivët e rrugores, për të marrë deklaratën, sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa nga spitali, informacionet e para janë, që i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

×