Ish-finalistja e edicionit të dytë të ‘BBVK’, transgjinorja Edona James, përmes një postimi në rrjetet sociale,
ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që mesa duket e ka shqetësuar shumë.
Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për transgjinore.
Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.
Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.