Olta Gixhari ka dashur gjithmonë që jetën e saj private t’a mbajë larg publikut, por me famën që ajo ka aktualisht, duket sikur është paksa e vështirë.
Kjo ka bërë që pak nga pak edhe vet Olta të jetë pak më e hapur sa i përket jetës së saj private.
Së fundmi ajo ka postuar një video ku shfaqet në makinë, së bashku me bashkëshortin e saj duke shtrënguar duart e duke dëgjuar këngë dashurie italiane.
Olta dhe Dori janë të martuar prej vitesh dhe prindër të një djali të quajtur Amar.