Hilsn

‘Këtë Big Brother e k…’ Arbana Osmani ndanë momentin e vecantë në BBVA!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj, Zoit, e cila mbushi ditën e djeshme 3 vjeç.

Përveç urimit për të voglën, Arbana ka ndarë me ndjekësit një video nostalgjike nga finalja e “Big Brother 1”, ku për herë të parë zbuloi se ishte shtatzënë, duke thënë: “Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”.

Ky kujtim i veçantë ka emocionuar fansat, të cilët janë rikthyer pas në kohë tek momentet ikonike të karrierës së saj në skenën e spektaklit të njohur.

×