Stuhia “Ciaran” që ka goditur Italinë, Francën dhe gjithë Europën tashmë ka ardhur dhe në Shqipëri.
Duke filluar që nga mesdita e sotme, vendi ynë u përball me reshje të shumta shiu, e shkarkesa elektrike.
Meteorologia Ladja Porja, në një prononcim për Euronews, paralajmëroi stuhi të tjera, teksa u shpreh se reshjet pritet të jenë përtej normave, shoqëruar dhe më shpjetësi të mëdha ere.
“Pjesa më e madhe do të ketë reshje ne formë shtrëngatash. Me intensitet në pjesën më të madhe të veriut dhe qendrën. Sonte gjatë natës dhe dita e shtunë do të jetë situata më e përkeqësuar. Nesër do të ketë alarm të kuq.
Qarqet problematike do të jenë Shkodra, Kruja, Tirana, Elbasani, Korça. Do të kenë probleme nga reshjet intensive deri në mesin e javës tjetër që do kemi një situatë më të përmirësuar. Termometri do të regjistrojë jo më shumë se 20 gradë.
Do të ketë një rritje të lehtë e diela dhe rritje gjatë javës. Por mund të them që pjesa tjetër e muajt nëntor do të jetë shumë i lagësht sa i përket reshjeve dhe një tjetër stuhi do të godasë vendin,” – u shpreh meteorologia.