Hilsn

Keto shenja do te ndikohen nga eklipsi i fuqishem por nuk do te…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu

Dashi 2 yje ⭐️⭐️
Eklipsi ndikon më shumë në botën e tyre shpirtërore. Dashët do të jenë pak më shumë të futur brenda vetes.

Do të pyesin se çfarë kanë bërë vitin e kaluar, si do i rregullojnë.

Me psikologjinë dhe mendjen e tyre ndihen të lodhur, por rreth datës 12 është një ditë e bukur marrëveshjesh, pune kryesisht.

Kështu që Dashët, sado të lodhur dhe të stresuar të ndihen, tashmë duhet që të shfrytëzojnë datën 12-13 për ndonjë marrëveshje pune.

Nëse u bëhet ndonjë ofertë, ta pranojnë.

Demi 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️
Ndikohen nga eklipsi i fuqishëm, por ndikohen në rrethin shoqëror. Do të ndryshojnë tipologjinë se si do të zgjedhin miqtë dhe shokët. Do të mbyllin një cikël se çfarë shoqërie kanë pasur dhe do të nisin një shoqëri të re, por mbi bazën e asaj energjie që kanë marrë. Mund të bëjnë edhe zgjedhje të gabuara, sepse situata është disi e paqartë. Prandaj, kujdes!

Binjakët 3 yje ⭐️⭐️⭐️
Do të kenë një kusur të mirë, por edhe të keq. Kusuri i mirë është se mund të marrin një pozicion pune, por situata është shumë e paqartë dhe mund të jetë një njeri me shumë potencë që do t’u vërë kushte, që do t’u diktojë komandat dhe do të jenë thjesht disa njerëz të drejtuar. Binjakët që janë të zgjuar nuk do ta pranojnë këtë fat të tyre. Deri në datën 12 kanë fat në punë.

Gaforrja 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️
Jupiteri është në një lidhje shumë të bukur me Diellin dhe Mërkurin në datën 12 dhe mund të marrin një lajm shumë të mirë personal, ose që lidhet me punën. Por, eklipsi ndikon në marrëdhëniet në çift, me partnerin/en. Ata që i kanë marrëdhëniet e vështira do të shikojnë që disa marrëdhënie mund të mos i rezistojnë këtij momenti, ose ato marrëdhënie që janë krijuar brenda një cikli 12-vjeçar mund të vihen përballë një prove dhe një sfide shumë të madhe dhe shumë Gaforre duhet që të kalojnë në njohje të reja. Megjithatë, kjo do të jetë një periudhë krijuese për ta.

Luani 2 yje ⭐️⭐️
Gabimet që kanë bërë këto vitet e fundit në çështjet ekonomike do t’i lajnë me këtë eklips. Deri në fund të vitit do të merren jashtë mase me këtë tendencë. Megjithatë, disa miq, disa shokë do t’u afrohen për t’u bërë ndonjë dhuratë, por tendenca e eklipsit këtë periudhë është që miqtë nuk janë shumë të sinqertë.

Virgjëresha 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️
Do të merren me tendencën që duhet të vënë një diktat në jetën e tyre, një rregull dhe nuk duhet të lëkunden përballë një presioni që mund të vijë nga puna, ose nga një bashkëpunim që si duket i ka lodhur këto kohë. Tendenca për të ruajtur fuqinë, ose për t’u bërë ai njeriu i pushtetshëm që mund të vërë kufijtë te të tjerët, është si detyrë që duhet të dalë përballë Virgjëreshëve. Duhet të gjejnë fuqinë në këtë periudhë dhe të mos tremben fare.

Peshorja 3 yje ⭐️⭐️⭐️
Kanë shumë aktivitete. Jeta e tyre, dita e tyre do të ndryshojë komplet. Do të jetë e mbushur me veprimtari, produkt të madh, punë, lëvizje dhe kontakte. Duhet të kenë kujdes me shëndetin, sepse një veprimtari kaq e gjallë, me kaq shumë, mund të arrijë në një superlodhje. Në karrierë do të marrin një lajm shumë të mirë Peshoret rreth datës 12. Ndahen disa çmime shumë të mira, qoftë shpirtërore apo ekonomike.

Akrepi 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️
Do të vihen në sprovë në çështjet erotike. Janë shumë erotikë në këtë periudhë, por situata është shumë e paqartë dhe eklipsi është shumë erotik në këtë periudhë. Shumë Akrepë ose do të ndahen, ose do të futen në një lidhje të re. Këto marrëdhëniet e 12 viteve të fundit do të vihen në një sprovë dhe shumë Akrepë do të marrin vendime për të nisur një jetë të re. Data 12 do të jetë shumë e mirë për një kontratë pune, ose për një kontakt me jashtë.

Shigjetari 3 yje ⭐️⭐️⭐️
Çështjet familjare nuk do të jenë të lehta për t’u sqaruar. Shumë Shigjetarë do të ndjejnë këtë javë që do të jenë në debat dhe të paqartë. Bashkëjetesa në familje do të sjellë një lloj nervozizmi dhe ata duhet të marrin disa vendime. Por, është një javë e mirë në aspektin e punës, karrierës dhe ngritjes profesionale. Ata që kanë lënë diçka përgjysmë mund të arrijnë që në fundjavë, rreth datës 13, të kenë një lajm shumë të mirë.

Bricjapi 2 yje ⭐️⭐️
Mos nënshkruani asnjë marrëveshje, ose protokoll, asnjë letër që kërkon garanci, qoftë në çështje ligjore, ekonomike, apo pune. Është situata e paqartë dhe do të dilni me humbje. Kjo javë do të jetë e mirë për ta në aspektet personale. Nëse do të duan që të takojnë dikë, duan të shoqërohen me dikë, apo të krijojnë një lidhje, kjo është e vetmja gjë që mund të favorizohet në këtë periudhë.

Ujori 3 yje ⭐️⭐️⭐️
Çuditërisht do të favorizohen në ekonomi, është momenti i tyre që të shkëlqejnë në ekonomi. Duhet të mësojnë nga gabimet që kanë bërë këto vitet e fundit, sidomos në këtë 12-vjeçarin e fundit. Shumë Ujorë mund të rregullojnë mjaft mirë anën e tyre monetare.

Peshqit 5 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Hëna e plotë e përgjakur është në shenjën e tyre. Në jetën e tyre personale do të japë ndikime shumë të forta. Është pak e paqartë situata. Megjithatë, duhet që të njohin shumë mirë veten, partneritetet dhe të bëjnë fillime të reja. Duhet të ndahen nga e kaluara dhe të marrin vendime të mira në fundjavë. Hëna e plotë në shenjën e tyre është një thikë me dy presa.

×