Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Kiara Tito është në pritje të ëmbël.
Kanë qenë disa foto të moderatores me barkun e rrumbullakët që kanë nxitur aludimet e publikut se ajo dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu.”- tha Kiara përpara gjatë programit “DWTS Fan Club” duke bërë publikun që të dyshojnë se Kiara sapo konfirmoi shtatzaninë.
Mirëpo së fundmi gjatë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” shoqja e ngushtë e ish-banores së “BBV”, Lisea Haxhiasllani ka treguar se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.
“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë. Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.