Pak pas përfundimit të “DWTS Fun Club”, moderatorja Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”.
Ajo ka treguar se gjithçka në emision shkoi shumë mirë. “Emocion shumë i madh si puntatë e parë. Çdo moderator e ka këtë fiksimin si do dalë, si do shkojnë gjërat si do rrjedhin… megjithatë ‘rrodhën’ shumë mirë” – është shprehur Kiara.
Sa i përket Zhaklin Lekatarit dhe pranisë së saj si opinioniste, Kiara është shprehur se di ti ndajë gjërat kur bëhet fjalë për punën.
“I bie që unë mos të flas me gjysmën e personazheve të showbiz, nëse jeta ime do bazohet te ajo çfarë ka ndodhur në BB. Gjërat ndahen. Njerëzit e jetës personale unë i kam zgjedhur shumë mirë se cilët janë.
Gjithçka tjetër është punë dhe në punë duhet të fokusohemi vetëm aty. Unë kam marrëdhënie profesionale me të gjithë ata që do mirëpres në studion time” – ka treguar moderatorja.
Sigurisht, Kiara nuk i ka ‘shpëtuar’ as pyetjeve për Luiz Ejllin dhe bashkëjetesës së tyre.
“Do kishim shumë dëshirë të mbanim një kamerë gjithë kohën, sepse do argëtoheshit pafund. Luizi është shumë i përkushtuar dhe më përkrah shumë në çdo hap që ndërmarr. Gjithçka shkon shumë mirë.
Luizi është bashkëshorti ideal, më ka habitur. Ka një durim të jashtëzakonshëm. Nuk më acaron asgjë te Luizi. Sigurisht që kur jeton në një shtëpi ka gjëra të tipit pse e le kolinosin kështu dhe jo ashtu, po këto ndodhin edhe në familje.” – ka thënë Kiara duke treguar se është më e lumtur se kurrë dhe me bashkëshortin ideal për të në krah.