Një moment dramatik u transmetua live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

kur Jozi goditi me grusht Gjestin gjatë largimit nga formati.
Por ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendje, ishte reagimi – ose më saktë mungesa e tij – nga Rozana Radi.
Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, shihet qartë se Rozana ndodhej shumë pranë Jozit në çastin e goditjes, por nuk bëri asnjë lëvizje, as para dhe as pas incidentit.
Për disa sekonda ajo qëndroi krejtësisht e palëvizur dhe indiferente, gjë që ka ngjallur kritika të shumta nga publiku.
Vemendje gjithashtu ka terhequr dhe Laerti i cili gjate gjithe kohes qe Gjesti ishte i shtrire ne dysheme, per asnje moment nuk u afrua qe ti jepte ndihme.
Në kontrast me të, Gerta Gixhari reagoi menjëherë, duke bërtitur e tronditur nga ajo që ndodhi, dhe më pas ndaloi Jozin fizikisht duke e kapur nga dora.
A ishte Rozana e tronditur apo thjesht e ftohtë në situata ekstreme?