Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në shtëpinë Tonë” në Top Channel, ku ndër të tjera foli edhe për eksperiencën e tij në “Dancing With The Stars”.
Ish-konkurrenti u shpreh se mësimi që ka marrë nga aty, por jo vetëm, është se ‘talenti nuk është gjithçka’
“Mësimi që kam marrë, jo vetëm nga Dancing, por nga shumë kompeticione në Shqipëri dhe jo vetëm, se nuk ndodh vetëm këtu, është që talenti nuk është gjithçka. Mos u bazo gjithmonë vetëm tek talenti dhe ajo që di të bësh.
Qoftë te puna, te marketingu, mënyra se si shitesh, fansat, publiku. Nuk është vetëm ajo që di të bësh”, tha Arditi.
Ndërkohë pyetjes “nëse do të kishte qenë Ilir Shaqiri kryetar i jurisë në edicionin e kaluar, mendon se do kishe fituar?”, këngëtari i njohur u përgjigj i bindur se ‘po’.
Sipas tij, Kledi Kadiu nuk i dha kurrë atë që ai meritonte, në asnjë moment.
“Mendoj se të qenurit balerin shumë i mirë, koreograf shumë i mirë, nuk të bën domosdoshmërit gjykues të mirë në kompeticione të caktuara. Mendoj se te Kledi çalonte. Përveç respektit të madh që gëzoj sa i përket sa profesionist është se ia ka vërtetuar një Italie dhe Shqipërie të tërë. Mund të jesh një këngëtar shumë i mirë, por jo një trajner i mirë.
Në rastin konkret të Kledit, çalonte edhe për shkak të gjuhës e para, por që kam parë goxha luhatje pikësh dhe vlerësimesh nga java në javë. Më saktë, nuk m’a dha kurrë atë që meritoja në asnjë moment deri në javën e parafundit. Prandaj mendoj se nëse do të kishte qenë Ilir Shaqiri, do t’a fitoja Dancing”, u shpreh ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.