NE këtë sezon të ri televiziv, Arbana Osmani mund të bëjë një
lëvizje të guximshme dhe të rikthehet në ekran me një format të ri – “Love Is Blind.”
Arbana mund të drejtojë këtë reality show që ngjason me një eksperiment social ku burrat dhe gratë beqare kërkojnë dashurinë dhe fejohen, të gjitha përpara se të takohen personalisht.
Ky format, që ka pasur sukses në Netflix, ngjason me “Love Island” të Luana Vjollcës në Tv Klan.
Arbana ka ngjallur dyshime dhe emocion në rrjetet sociale me një pyetje intriguese: “A e keni menduar sesi do funksiononte ‘Love Is Blind’ për shqiptarët?”
Ky format mund të sjellë një rivalitet të ri me Luana Vjollcën dhe të ofrojë një eksperiencë të re për publikun shqiptar. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për angazhimin e Arbanës në këtë projekt.