Hilsn

Konsumuan karamele me k*nabis, ja cfarë po ndodh me shendetin e 3 vjecares në Korcë

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Korçë ku 3 fëmijë u helmuan pasi konsumuan karamele me përmbajtje kanabisi në një kosh mbeturinash.

Burimet mediatike bëjnë me dije se dy motrat më të mëdha 7 dhe 11 vjeç janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, lajm i mirë është fakti që edhe 3-vjeçarja ka dalë nga rreziku për jetën dhe se gjendja e saj është stabilizuar, por vijon të mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe kujdes të specializuar nga ekipi i reanimacionit.

Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri vajzat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të disa ëmbëlsirave që dyshohet se përmbanin substanca narkotike.

Policia e Korcës ka nisur hetimet për të zbuluar se si tre fëmijët ranë në kontakt me këtë produkt të rrezikshëm. Ndërkohë, mjekët u bëjnë apel prindërve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi konsumimi i karameleve me kanabis mund të rrezikojë seriozisht jetën e femijëve.

Karamelet që konsumuan vajzat e rritura janë të llojit “Camino”, dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC.

THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në lëndët narkotike që shkakton efektet ‘dehëse’ që njerëzit përjetojnë kur përdorin kanabis ose produkte të tjera të tij.

Produkti është i ndaluar ligjërisht për tregtim në Shqipëri.