Tiranë, 1 Korrik 2025 – Një ngjarje tragjike është shënuar në kryeqytet, ku një 86-vjeçar ka
humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur më 30 qershor në rrugën “Ferit Xhajko”.
Policia njoftoi se viktima është shtetasi B.T., ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Deri më tani nuk ka dyshime për elementë të tjera që mund të kenë ndikuar në ngjarje.
Hetimet pritet të përcaktojnë me saktësi shkakun e rënies dhe nëse janë përfshirë faktorë të tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.