Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Krevat dopio, shkëmbim banoresh me,,,’ Të reja nga BBVA, Ledion Lico jep LAJMIN E MADH DHE RISITE e këtij sezoni

    December 20, 20243 Mins Read Të Fundit

    Nesër në darke starton ‘Big Brother VIP 4’ dhe të gjithë jemi sy e veshë që të mësojmë detaje të reja.

     

    Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia, Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin. Ai tha se qëllimi këtë vit është që të bëjnë një Exchange, shkëmbim të një banori të Big Brother-it të Shqipërisë, me një banor të Grande Fratello-s.

    “Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

    Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

    Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

    “Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”

    Bashkëpunim me Grande Fratellon?

    “Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

    Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion. Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati.

    Ndonjëherë punojmë më shumë seç duhet, por dashuria jonë është që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më tepër se një program tradicional televiziv. Në këto momente e vetmja gjë që përjetoj është që punët të shkojnë deri në fund, që nesër mbrëma në 21:15 kur të ndizen kamerat të jemi me atë entuziastin. Shpresoj që çdo gjë të mbyllet mirë dhe të kemi fat, sepse fati favorizon fitimtarët. Është një staf që i kalon 200-300 veta. Punojmë me radhë që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por e ndihmojnë. Ka edhe departamente të ndryshme të Top Channel që e kanë prioritet këtë program. Big Brother është një televizion paralel që të ngrihet, të bëjë punën dhe pas 4 muajsh të bëjë pushimet. Ne sot festojmë atë që një pjesë e grupit e quan ‘dita e fundit e lirisë’, pastaj jemi ‘të burgosurit”

     

    bbva ledion lico
    Previous ArticleE ka hequr unazën e martesës, Kiara sqaron njëherë e mirë se pse nuk e vendos më në gisht!
    Next Article Cështja e Parashqevis, REAGON gruaja e ish bashkëshortit të saj ‘Ju lutem mjaft, lëreni familjen time jashtë….’
    Të Fundit

    Egla Ceno nuk ja përton Jozit, me këtë përgjigje e bëri këngëtarin të flas me vete!

    May 19, 2025

    ‘Sa më ka marrë malli o Gert! Ti na le dashuri sa për 3 jetë…’ 8 muaj nga ikja e Gertit, flet e përlotur Edlira Cepani!

    May 19, 2025

    Trishtim dhe dhimbje! Ndahet nga jeta akademikja e njohur në moshë goxha të re

    May 19, 2025
    ShowBizi

    Horoskopi ditor, Ditë me kthesa, mundësi të reja dhe kujdes në vendime

    May 19, 2025

    E RËNDË/ Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshohet se…

    May 18, 2025

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025
    Horoskopi

    Horoskopi ditor, Ditë me kthesa, mundësi të reja dhe kujdes në vendime

    May 19, 2025

    Fati do ju bekojë në këtë ditë! Kjo shenjë pritet të realizojë atë gjë që ka dashur kaq kohë!

    May 19, 2025

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon metoden efektive për trajtimin e mëlçisë së zmadhuar: Hapi i parë në trajtimin e sëmundjes është d…

    February 15, 2025

    Ju bien floket shume? Mjeku Ylli Merja ju jep zgjidhjen me bime mjekesore: Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e…

    March 1, 2025

    Keni kolesterol te larte? Ylli Merja ju tregon dieten ushqimore per trajtmin e tij me…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.