Hilsn

Kryetari i kesaj Bashkie nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se

nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht

vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

×