‘Ku je more Xum, a do i fikje dritat…’ Gjesti nuk i ndal IRONIT edhe pas daljes së Xumit, Egli bënë këtë gjë pas tij

0

Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e djeshme (e martë) nga Big Brother VIP Albania 4.

 

Ai ishte në një televotim kokë me kokë me Egli Takon, pas një avantazhi të kësaj të fundit.

E pas daljes, Gjesti ka shkuar ta kërkojë në dhomë të gjumit, teksa tallet me të duke e thirrur.

“Ku je more Xum. Qy qy faculeta, të kujt janë këto, të Xumit a”, u shpreh ai.

Tutje artisti pejan vazhdoi: “Xum o Xum, ku je more Xum. Shumë po flen ky. Zgjohu more, a të ka rënë pulsi a. Nuk qenka këtu. Paska shkuar diku. Koka shku Xumi”.
E nga kjo zgjohet G Bani dhe i thotë që të mos e bëjë një gjë të tillë, pasi e di që ndodhet jashtë.

Pas kësaj, ai ka vazhduar përplasjet me Gjestin në dhomë të gjumit.

 

 

×