Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë

    December 16, 20245 Mins Read ShowBizi

    I ftuar në një emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut.

    Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare.

    Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja! Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme.

    Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.

    Dashi

    Kjo shenjë do të ketë ndikime, favorizime dhe takime surprizë. Ka një moment të mirë Dashi për karrierën dhe për çështjet e pazgjidhura nga e shkuara. Vjen një moment tani që gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, portat e mbyllura që keni patur deri tani do të hapen.

    Demi

    Optimizmi, puna dhe karriera është në planin e parë për Demin. Një çështje ligjore e zgjidhin ata të shenjës së Demit. Është momenti më i mirë për lidhjet afatgjata që janë shumë të favorizuara dhe pritet të kalojnë një moment shumë të favorshëm, duke patur parasysh kohën jo të mirë që kanë patur deri tani.

    Binjakët

    Presin fitime financiare nëpërmjet palëve të treta. Është momenti më i mirë i mundshëm për të ndrequr gabimet e së shkuarës! Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, keni patur një problem nga e shkuara, që jua ka bërë të pamundur raportin, por vjen një moment tani që gjërat zgjidhen. Në fushën ekonomike financiare duhet të tregoni pak vëmendje, pasi po kaloni një periudhë disi të vështirë. Mos u nxitoni se do të arrini aty ku dëshironi!

    Gaforret

    Do keni disa presione të vogla në çështjet e punës dhe karrierës në këtë periudhë. Është momenti më i mirë për marrje dokumentacioni për disa çështje shumë të rëndësishme. Çështjet tuaja ekonomiko financiare do të stabilizohen në këtë javë. Në dashuri lidhjet e reja janë perfekte dhe shumë të favorizuara.

    Luani

    Përqëndrohuni në jetën tuaj të përditshme! Në biznes shikoni personat që ju bashkëpunoni, pasi vëmendja do të jetë aty. Është koha dhe momenti për të zgjidhur çështje të rëndësishme që keni patur nga e shkuara. Përgatituni për një udhëtim që do të bëni shumë shpejt. Një telefonatë e pritur do ju ‘zgjidhë duart’ për një çështje ekonomike që po prisnit. Në fushën shpirtërore, lidhjet e reja janë shumë të favorizuara në këtë kohë.

    Virgjëresha

    Edhe pse jemi në mesin e dimrit, ju jeni natyrë flirtuese si në flirtet e verës. Mund të stabilizoni lidhjen tuaj tani, ndërsa është një moment fantastik për të palidhurit. Prisni disa lajme shumë të mira që lidhen me ekonominë apo çështje të pazgjidhura nga e shkuara. Gjithashtu prisni një burim të dytë të ardhurash që do ju plotësojë financat tuaja.

    Peshorja

    Kujdes me shtëpinë dhe familjen tuaj! Nuk duhet të lini mënjëanë familjen tuaj ndërsa jeni përqëndruar në karrierë. Për Peshoret do të ketë shumë ndryshime në këtë periudhë, të cilat priten me padurim. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, do të ketë lajme të mira, por duhet t’i mbani sekret mundësitë për momentin.

    Akrepi

    Për Akrepin mund të themi se kanë aftësinë që pas një rrëzimi të nisin nga fillimi gjithçka duke ia dalë më së miri. Dinë shumë mirë të kontrollojnë veten e tyre dhe situatat duke i çuar gjërat tek burimi i tyre. Në këtë javë mbani disa sekrete për veten tuaj dhe mos u ekspozoni shumë! Në cështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë të favorizuara shumë, por duhet të shmangni debatet e kota me njerëzit.

    Shigjetarët

    Keni patur shumë debate dhe probleme në fushën e karrierës, por ju ia dilni të jepni zgjidhjen e çdo situate. Prisni të bëni disa takime të rëndësishme javën që nis dhe është momenti juaj që të çoni gjërat në vendin e tyre. Në çështjet shpirtërore edhe pse keni patur një problem me Peshqit apo Virgjëreshën, tani i zgjidhni situatat e krijuara.

    Bricjapi

    Ka mundësi dhe shance për të ardhmen tuaj në këtë javë. Do jetë një javë ndryshimesh për ju, ku do të vendosen pikat mbi “i” për gjërat që keni lënë pas dore. Vjen një moment tani që llogaritë e vjetra nga e shkuara do të mbyllen. Në fushën e dashurisë, lidhjet që bëhen në këtë javë do të jenë lidhje që do t’i rezistojnë kohës.

    Ujori

    Jeni në një dilemë midis çështjeve ekonomike apo dashurisë. Nëse do bëni një blerje tani, duhet të keni kujdes, pasi nuk është momenti të nxitoheni. Në çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë, fundjava paraqitet e shkëlqyer për ju Ujor. Në fushën e dashurisë edhe pse keni patur disa problematika të vogla, vjen një moment tani që gjërat zgjidhen dhe shkojnë në vendin e tyre.

    Peshqit

    Jeni të prirur që këtë javë të vazhdoni më tej në zhvillimin e karrierës duke shkëlqyer. Keni patur disa çështje të lëna pezull në fushën e ekonomisë dhe financave, por vjen një moment tani që gjërat stabilizohen dhe shkojnë në vendin e duhur. Peshqit do i kërkojnë me qiri dhe nuk kanë për t’i gjetur tani e në vazhdim. Në dashuri, lidhjet e shkëputura nuk do të jenë problem, pasi do të zgjidhen në këtë mesjavë.

    Horoskopi
    Previous Article‘Trazira të mëdha për këto shenja…’ Meri Shehu bënë PARASHIKIMIN E PAPRITUR të horoskopit, PARALAJMERON PIKERISHT këto shenja!
    Next Article Meri Shehu zbulon datën më me fat për 3 shenja dhe liston “më të zhgënjyerat” e javës
    Të Fundit

    Cfarë dashurie! Donaldi shkruan fjalë zemre për Bora Zemanin

    May 16, 2025

    Aksident i rëndë në vend, njëri nga shoferët përfundon tek Trauma!

    May 16, 2025

    Egli Tako shfaqet në krahë të këngëtares së njohur! (Foto)

    May 16, 2025
    ShowBizi

    Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht ‘sekretin’ e saj dhe Limit

    May 16, 2025

    Egli shihet përkrahë moderatorit të njohur

    May 16, 2025

    Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

    May 16, 2025
    Horoskopi

    Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

    May 16, 2025

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që i bëjnë lekët “rrush e kumbulla”

    May 16, 2025

    Cila shenjë do të marrë një propozim tundues? Horoskopi për sot: Mos ndërmerrni shumë rreziqe…

    May 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Mjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?

    January 9, 2025

    Specialisti Ylli Merja : Zorra e trashë ‘truri i dytë’, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve nervore, ja si ta kuroni me bimë medicinale

    January 3, 2025

    Gërhisni natën? Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve…

    January 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.