Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, një nga parazitët më të rrezikshëm, shenjat në organizëm dhe trajtimi alternativ
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku?
“Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi.
Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi.
Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar” thekson Merja.
Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë.
Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.
“Para disa vitesh nuk ndjehesha mirë, kisha një lodhje trupore, dhimbje mesi, marrje fryme, djersitje natën, gjumë jo të qetë, dhe vendosa të shkoj në urgjencë, bëra analizat, ekot dhe doktori vendos të më shtrojë në spital. Deri më atëherë nuk e kisha dëgjuar sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe veshka.