Muaji tetor vjen me një energji të veçantë që kërkon kujdes dhe qartësi në marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime të rëndësishme.
Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, paralajmëron për një periudhë ku impulsiviteti duhet të shmanget, ndërsa sekreti dhe planifikimi bëhen aleatë të domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin.
Pas datës 14 tetor, yjet hapin dyer për shanse të jashtëzakonshme, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Por kujdes, sepse këtë muaj ka “kurthe” që mund të prishin planet më të mira.
“Duhet që të fokusohemi më tepër në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji. Të mbrojmë marrëdhëniet ekzistuese, të mos marrim vendime të nxituara që mund të na udhëheqin në prishjen e marrëdhënieve dhe duhet që t’i shikojmë gjërat më me qartësi. Pas çdo veprimi të mendojmë se përse na kërkohet dhe përse na ofrohet kjo. Të mbrojmë marrëdhëniet tona nga mendimet e dyshimta dhe nga zilia.
Do të kemi shanse shumë të mira për marrëdhënie dhe për bashkëpunime sidomos pas datës 14 tetor. Nuk duhet të veprojmë me impulsivitet në pjesën më të madhe të tetorit, pasi do të kemi një Hënë të plotë e cila zhvillohet në shenjën e Dashit dhe pas 21 fillimet e reja që duan të bëjnë të jenë të menduara, pa nxitime, pa eksazgjerime. Të kemi një plan larg dyshimeve. Është një muaj i butë, por ka kurthet e veta që mund të na nxjerrin jashtë loje. Gjërat që realizoni mbani sekret, sepse mund t’u prishë planet”, tha astrologia.
Dashi- Periudha ju përket ju. Por, nuk duhet që të jeni të stresuar dhe të ndikuar pasi do të keni një ndjeshmëri më të madhe sidomos më Hënën e plotë, e cila zhvillohet në shenjën tuaj në datën 7. Ky muaj i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja, ku do të keni shanse unike, sidomos pas datës 17 të muajit. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Kujdes çfarë kërkoni ju ngatë tjerët, dhe të tjerët nga ju. Sa më të qarta t’i keni këto gjëra, aq më mirë dhe me qartësi do të veproni. Kujdes në planet dhe në fillimet e reja që do të bëni. Duhet të keni një plan sa më të qartë, sa i takon fillimeve të reja që do të bëni. Do të keni shanse që, që nga tetori dhe deri në fund të vitit të zgjidhni gjëra që kanë të bëjnë me pronën.
Demi – Gjatë kësaj periudhe evitoni stresin, ankthin, pasi është periudhë shumë aktive për ju dhe që mund t’iu stresojë. Duhet të gjeni kohën që të fokusoheni më tepër në lidhje me jetën tuaj private dhe planet që doni të bëni me periudhën që do të vijojë më pas.
Ekuilibroni më mirë punën dhe përditshmërinë me gjërat tuaja intime. Duhet të jeni sa më të përpiktë në përditshmërinë tuaj, duke mos iu dhënë shkas të tjerëve për të mos iu diskutuar. Kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimeve tuaja të çdo lloji. Duke filluar nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit do të shikoni se çështje që kanë të bëjnë me karrierën tuaj dhe jetën sociale, por që implikohen me të tjerët, do i keni më të qarta. Këto ndryshime do të marrin rrugën përfundimtare, sidomos për jutë lindurit në ditët e para të shenjës.
Binjakët – Është një periudhë shumë pozitive për ju, ku në pjesën më të madhe të muajit do të përqendroheni në rrjetin social, synimet e qëllimet që keni. Të cilat duhet t’i rishikoni edhe një herë, por pa u nxituar, sepse çdo nxitim do iu udhëheqë në gabime. Ky muaj është mjaft erotik dhe krijues për ju. Në datën 21 të muajit mund të bëni një fillim të ri, i cili mund të jetë në sferën financiare. Kujdes mos shpenzoni më tepër se sa duhet. Gjithashtu duhet që të jeni sa më të përqendruar në punë dhe në përditshmërinë tuaj. Mos u nxitoni dhe veproni brenda normave e ligjeve.
Gaforrja – Ju sfidon më shumë jeta juaj profesionale dhe ajo personale, në pjesën më të madhe të muajit. Kjo do ju bëjë që të lini pak pas dore shtëpinë dhe problemet familjare. Duhet një ekuilibër sa më i mirë mes jetës suaj personale dhe asaj profesionale. Pas datës 14 do të fokusoheni më tepër në familje, ku me Hënën në datën 21 shtëpia do të luajë një rol kryesor. Do të keni ankth dhe do ju sfidojnë gjëra që kanë të bëjnë me jetën tuaj intime. Do të keni shanse që të udhëtoni nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit. Keni mundësi që të përforconi të ardhmen, ta hidhni në baza më të forta.
Luani – Periudha ju kërkon që të fokusoheni në planet tuaja për të ardhmen dhe në udhëtimet që mund të bëni. Këto plane mund të jenë pak të nxituara, të cilat mund të çojnë në dështim. Nga data 14 e tetorit dhe deri nga data 21-22 e muajit do të keni mbështetjen e të tjerëve, do të keni shanse që të promovoni më mirë punën tuaj. Komunikimi juaj do të jetë shumë i mirë dhe njerëzit do ju ofrojnë mbështetjen e duhur.
Jini më të kujdesshëm me njerëzit e familjes, mos hyni në konflikte, jo çdo jë zgjidhet me një acarim. Duhet të përdorni takt dhe strategji. Disa probleme familjare, ose në lidhje me pronën do të marrin zgjidhje që nga fundi i tetorit dhe deri në fund të vitit.
Virgjëresha – Fokusohuni në sferën financiare. Do të keni shanse që të keni të ardhura nga puna, ose në sajë të një mbështetjeje nga të tjerët dhe kjo do të jetë më e theksuar pas datës 14 tetor. Kujdes me njerëzit e rrethit tuaj, me të cilët përdorni fjalën, kujdes edhe në lëvizje. Do të keni ndihmë mbështetje nga të tjerët. Kujdes në investimet financiare, ose në investimin e një plani që ngjan më madhështor se sa duhet që të ishte.
Peshorja – Muaji ju përket ju dhe do të keni shanse shumë të mira pas datës 14 ku Afërdita, kalon në shenjën tuaj dhe me lehtësi do të keni arritje në sferën personale, por edhe atë profesionale. Në pjesën më të madhe të muajit, deri në datën 20 fokusohuni në marrëdhëniet me të tjerët. Në sferën financiare do të keni shumë të ardhura, por dhe shume shpenzime. Përfitoni nga kjo periudhë në çdo drejtim, por dhe për jetën tuaj sociale.
Akrepi – Një muaj shumë dinamik për ju, pasi Marsi ka hyrë në shenjën tuaj. Do të keni një aktivitet dhe një veprimtari shumë të zgjeruar,mjafton që kjo veprimtari të mos kthehet në një ankth për ju. Fokusohuni sa më mirë në përditshmërinë tuaj, deri në datën 20 të muajit. Kujdes në planet që do të bëni në lidhje me të ardhmen, mund të jenë shumë të mira në fillim, por nuk duhet që t’i ekzagjeroni. Kujdesuni më mirë për veten tuaj dhe zgjidheni me kujdes çdo problem familjar.
Shigjetari – Kjo është një periudhë shumë pozitive për ju pasi do të keni shumë shanse si në jetën tuaj erotike, por dhe në zgjerimin e rrethit tuaj social. Kujdes në investimet që doni të bëni dhe kujdes nëse vendosni që të bëni një hap më të madh se sa ua lejojnë kushtet. Çdo investim i këtij fillimi të ri, mund t’iu udhëheqë që të ndryshoni prapë planet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm në prapaskenat dhe në bisedat e fshehta që mund të bëni. Përpiquni që të jeni sa më të organizuar që këtë ankth dhe stres ta evitoni.
Bricjapi – Është një periudhë shumë dinamike për jetën tuaj sociale, por edhe për çështje që mund të kenë lidhje me familjen ose pronën. Do të keni shanse për të gjetur zgjidhjen e këtyre probleme, mjafton që të mos veproni me impulisivitet. Miqtë dhe shokët do të jenë në krahun tuaj dhe do iu ndihmojnë në këtë veprimtari. Por, dhe ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos hyrë në kontradikta me njerëz të cilët përbëjnë mbështetje për ju. Nga ana tjetër duhet qëtë jeni më të kujdesshëm në sferën financiare, pasi nga ky muaj dhe deri në fund të vitit do e keni më të qartë planin tuaj financiar, por kujdes se ku e udhëhiqni.
Ujori – Kjo është një periudhë pozitive për ju, pasi do të keni shanse shumë të mira që të udhëtoni, të bëni plane më të mira për të ardhmen. Në pjesën e parë të muajit dhe kryesisht deri në datën 20, fokusohuni në njerëzit e afërt, me ata të cilët ndani përditshmërinë. Kujdes në mënyrën se si e përdornin fjalën. Nga data 14 do keni shanse që t’i vendosni baza më të forta për të ardhmen tuaj dhe të bëni fillime të reja. Kujdes në sferën profesionale dhe atë personale.
Peshqit – Kryesore për ju është sfera financiare, ku deri në datën 20 duhet që të përqendroheni në një organizim më të mirë të sferës financiare. Do të keni një entuziazëm të madh, pasi do të keni dhe Afërditën në një lidhje harmonike. Do të merrni iniciativa financiare më të mëdha, por duhet që të tregoheni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, duhet t’i shikoni gjërat më e me qetësi.