Hilsn

‘Kush na ka maIIkuar?’ Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish banori i BBV pëson aksident! (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është përfshirë në një aksident.

Ka qenë vetë këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Kosova, ai i cili përmes një video në rrjetet e tij sociale ka bërë me dije se pasditen e kësaj të diele se është aksidentuar me automjetin e tij.

Në pamje shihet makina e tij luksoze teksa ka pasuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që fatmirësisht vetë këngëtari ka shpëtuar pa lëndime. Po ashtu dhe personat të cilët po udhëtonin me mjetin tjetër më të cilin këngëtari u përplas nuk kanë pësuar lëndime.

“Kush na ka mallkuar?”, shkruan ai krah videos.

×