Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë,

Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?
Duket se pritjes po i vjen fundi. Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.
Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri.
Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.