Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë,
ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke pësuar dëmtime të mëdha.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë makinat janë bërë copash.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona,
ndërsa njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.