Vazhdojnë përgjaken rrugët në vendin tonë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Fllakë të Durrësit.
Sipas informacioneve të para një person me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.
Njoftimi:
57-vjeçari me iniciale S.V. ka humbur jetë pasi teksa ka qenë duke ecur me biçikletë, është përplasur nga një makinë me drejtues 54-vjeçarin me iniciale A.K.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Ky është aksidenti i dytë i shënuar brenda një ore në Durrës.