Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku koreografi i njohur lezhjan Gazmend Golemi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë djali i Gazment Golemit, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se babai i tij, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë.
Gazmend Golemi është një koreografët më të njohur të muzikës popullore shqiptare.
Ai u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit.






