Pas finales së “Ferma VIP”, fituesi Big Basta dhe ish-fermeriAndueli u përplasën në Ferma Club, mes akuzave për strategji dhe manipulim mediatik, në lidhje me lajmet e shumëpërfolura për një ndarje të mundshme me këngëtaren Vesa Luma.

Big Basta reagoi ndaj insinuatave se përfolja për një divorc të mundshëm ishte përdorur si strategji për të fituar vëmendje:
“Një hulumtim të vogël po të kishe bërë, do të kuptoje që nuk ishim ndarë.
Të kishe parë kush më sillte rrobat… Zgjodha momentin e duhur për të demaskuar një lajm që kishte dalë më parë. Sepse unë jam vetë pjesë e medias.
Ne kemi qenë nga çiftet më të kërkuar që nga viti 2011. Nuk kemi nevojë të shpërndajmë lajme të tilla vetë.
Në ‘Ferma VIP’ hyra sepse jam artist, kam pasur oferta të ndryshme, por zgjodha këtë format sepse merr harmoninë.”
Nga ana tjetër, Andueli hodhi dyshime mbi qëllimet e Big Bastës dhe e akuzoi për viktimizim në lojë:
“Ti vjen nga një pauzë në karrierë. E ke parë këtë si një strategji për t’u rikthyer në vëmendje dhe për të arritur qëllimin tënd. Por sipas meje, fenomeni që ke përdorur nuk është i bukur, sepse nga kjo vuajnë shumë njerëz.”
Big Basta iu përgjigj:
“Disa gjëra nuk i kontrollojmë dot. Ne jemi familje VIP-ash. Edhe nëse nuk e përmend unë gruan dhe djalin, i përmendin të tjerët.”
Por Andueli nuk u tërhoq:
“Gjatë gjithë lojës je viktimizuar. Ke ndërtuar profilin e një njeriu të thjeshtë që vuan, por për mua kjo ishte një lojë.”
Përplasja mes të dyve ndezi debat në studio./vizionplus.tv