Një aksident është shënuar në orët e pasdites në rrugën “Martin Camaj” në qytetin e Durrësit.
Automjeti me drejtues shtetasin E. L., 20-vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69-vjeç.
Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





