Hilsn

LAJMI I FUNDIT: Gjendet i pajetë në banesë një person, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm në qytetin e Korçës.

Policia e qytetit thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa i moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

×