Hilsn

Lëkundje tërmeti në vend tonë! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec.

Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.

Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.

×