26-vjeçarja nga Vlora, e cila disa ditë më parë u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë Oltjano Tahiri, Gentiano Mehmeti dhe Albi Ceno ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në studionin e emisionit “Piranja”.
Teksa e kishte të pamundur të tregonte dhimbjen mes fjalëve, ajo kishte vendosur që ta shprehte mes rreshtave.
Ajo kishte shkruar se ndjehet e frikësuar pasi pasi tre të rinjtë janë “me para dhe të fuqishëm”, ndërsa ajo vjen nga një familje e thjeshtë.
“Kam vendosur te dal sonte ketu, pa fytyre per shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme. Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë.
U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lek dhe njohin njerëz.
Ndërsa, unë vij nga një familje e thjeshtë që jetojnë në fshat.