Hilsn

Lëvizje e papritur! Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen në 9 nëntor.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale,

Binaj thekson se kjo është një nismë qytetare, e pavarur nga partitë politike dhe e përqendruar te nevojat reale të kryeqytetasve.

“Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët, për qytetarët. Asnjë nga ne nuk mund të presë edhe 34 vite të tjera për të parë ndryshimin,” shprehet Binaj në mesazhin e tij.

Ai nënvizon se kandidatura e tij nuk ka për qëllim ndarjen e qytetarëve, por bashkimin e tyre për një qëllim të përbashkët, përmirësimin e jetës në Tiranë dhe rikthimin e besimit tek institucioni i bashkisë.

Binaj i fton qytetarët, intelektualët, të majtë e të djathtë, si dhe partitë politike që sipas tij “duan realisht ndryshimin”, të mbështesin nismën e tij.

 

×