Prej muajsh tashmë, pas gjithë zhurmës nga BBV, Lorenc Hasrama ka treguar se është në një lidhje dashurie.
Por duket se kjo lidhje paska kaluar në një tjetër nivel. I ftuar në “Wake Up”, Lorenci pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtazuar lidhjen në një fejesë.
I pyetur nëse e dashura e tij është fansja e tij më e madhe, këngëtari shprehet: Ajo thotë që është fansja më e madhe. Mendoj që mund të jetë një nga këngët e preferuara të saj.
Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia.
Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.