“Seks bomba” shqiptar, Luana Vjollca është duke shijuar ditët e nxehta dhe “shpërthimin” e dy këngëve më të fundit larg Shqipërisë.
Bukuroshja e ekraneve shqiptare është “arratisur” pikërisht në Mykonos.
E përgjatë gjithë këtyre ditëve Luana ka ditur si të “kënaqë” ndjekësit e saj. Përveç dy projekteve më të reja muzikore, ajo u dha dhuruar fansave dhe foto të nxehta nga pushimet.
E për këto foto ka dhe sakrifica. Së fundmi, Luanës i ka ndodhur një incident i vogël teksa ishte duke gjetur këndet më të përshtatshme për foto.
Ajo ka hipur në lartësi dhe si duket ka mbetur aty pasi nuk po zbriste dot.
“Nuk e di për çfarë arsye hipa këtu dhe kam ngel këtu, maj çatisë. Dikush të më shpëtojë”, dëgjohet të thotë Luana në video.
View this post on Instagram