Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive

January 23, 2025 Këshilla Shëndeti adminBy admin
Ylli Merja, Myku

Infeksionet mykotike në trup, myku Candida simptomat që shfaq, bimët dhe vajrat që e largojnë brenda pak kohësh

Infeksioni i Candida është një infeksion fungual që shkaktohet nga një lloj kërpudhe e quajtur Candida.

Candida mund të shkaktojë infeksione në lëkurë, në gojë, në organe gjenitale, ose edhe në sistemin e tretjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, Candida albicans është kërpudha që shkakton pjesën më të madhe të infeksioneve mykotike.

Simptomat e infeksionit të Candida mund të përfshijnë skuqje, djegie, kruarje, dhe shfaqje të sporeve të bardha në zonat e prekura, por dhe simptoma të tjera të fshehura.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët që çojnë në infeksionet mykotike, simptomat, parandalimin dhe trajtimin alternativ me bimë dhe vajra bimore, të cilat e largojnë brenda pak kohësh.

Sipas Ylli Merjas, shkaktarët e mykut janë ulja e rezistencës së organizmit, marrja e medikamenteve të shumta farmaceutike, marrja e kërpudhave të mykut nëpërmjet kontaktit apo produktet bujqësore që e mbartin atë.

Gjithashtu ulja e hormonit estrogjen dhe progesteron te femrat, lagështira e tepërt në lëkurë nga djersa apo errësira dhe ngrohtësira e zgjatur.

“Zonat më të prekura nga myku janë goja dhe sistemi i tretjes; lëkura nga jashtë, skalpi, thonjtë; pjesët intime gjinekologjike” shprehet Merja duke theksuar se këto janë zonat ku duhet treguar më tepër kujdes në mirëmbajtje. Është shumë e rëndësishme që të jemi vigjilent ndaj çdo simptome që na jep myku, në mënyrë që t’a kapim sa më shpejtë këtë problematikë dhe të mos na agravohet më tepër, pasi myku në organizëm ‘vret’ në mënyrë të heshtur.

Simptomat kryesore të mykut janë:

– Diarre

– Gjuhë e zbardhur, hartë në gjuhë

– Kruarje (prurit) i vazhdueshëm i skalpit të kokës, lëkurës, midis gishtave

– Skuqje dhe enjtje e lëkurës dhe zonave intime

– Puçra të vogla të bardha në kokë, lëkurë

– Dëmtime të lëkurës dhe të thonjve

– Sekrecione vaginale te femrat si qumësht i prerë

– Kruarje në zonën e perineusit te femrat

– Dhimbje dhe djegie gjatë marrëdhënieve

“Është shumë e rëndësishme që të njohim simptomat dhe të tregohemi të kujdesshëm, pasi sëmundjet mykotike shpesh mbivendosen mbi njëra tjetrën dhe në këtë rast trajtimi bëhet më i vështirë” thekson Merja duke vijuar me masat parandaluese që mund të marrim kundra infeksioneve mykotike si pakësimi i frutave me shumë sheqer, heqja e ushqimeve me përmbajtje sheqeri, majash dhe mishrat e përpunuara. Përdorimi i ushqimeve që frenojnë mykun si kosi, mishi i pulës, perime, kungulli, trangulli, fasulja e zezë, manaferra, xhinxhër, molla e egër, mushmolla, uthulla e mollës së egër, soda e bukës. Përdorimi i vajit të kokosit, vajrave të tjera bimore, kremra bimore që ruajnë një Pehash ~ 4,5 në lëkurë the zonën intime.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon dhe trajtimin shfarorës të mykut në pak kohë:

– Shpëlajmë vatrat që kruhen me çajin Candimer ku në 200 ml çaj hedhim 1 lugë kafeje sodë buke. Nëse nuk e kemi çajin candimer përdorim çaj me rigon, trumzë, sherebel apo kalendula dhe sodë buke.

– Pikoni tek thonjtë, këmbët, skalpin (zonën e prekur) 1-2 pika vaj esencial rigoni ose propolis me rigon 10-15 pika. Mbi të vendosim krem myku dhe brenda 5-6 ditëve do të shohim rezultat konkret

– Në zonën intime mund të përdoret çaji bimor Candimer si shplarës, propolisi me rigon dhe vaji i kokosit ose kremi antimyk

– Kur myku largohet në masën 60-70%, gjatë ditës vendosim propolisin me rigon dhe kremin me rigon

Ndërsa për trajtimin e mykut në organizëm duhet të shpëlani gojën dhe gjuhën 2 herë në ditë me çajin Candimer, të pini 2×1 gotë në ditë para buke çajin candimer dhe 3×10 pika në ditë propolis me rigon. Në darkë vendosni në gojë 10-12 fije shafrani, ndërsa gjatë ditës përdorni xhinxhër, 2-3 gozhda karafili dhe 1-2 lugë kafeje kanelle.

Myku Ylli Merja
Previous ArticleProstata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…
Next Article Kur lëkura paralajmëron sëmundje…Sklerodermia, sëmundja që plak para kohe / Ylli Merja tregon bimet qe ju duhen per…
Të Fundit

Gjesti PLAS deklaratën e fortë në rrjet ‘JAM MARTUAR…’! Pamje bëhen VIRALE NE RRJET! (Video)

June 30, 2025

Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

June 30, 2025

Lëkundje të forta tërmeti në Napoli! Raportohet për…

June 30, 2025
ShowBizi

Motra e këngëtares së njohur a po e konfirmon se do jetë banore e BBV 5? Ja per ke behet fjale…

June 30, 2025
parashikimi i horoskopit meri shehu

Shenja më me fat e muajit në ‘shpërthim’ ndryshimesh! Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar per…

June 30, 2025
a do te largohet bieta sulo nga top channel

A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon te vereteten…

June 30, 2025
Horoskopi

Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

June 30, 2025
parashikimi i horoskopit

Urani do të qëndrojë në Binjak për 7 vite! Transformimi që nuk “i shpëton” dot asnjë shenjë nga…/ Parashikimi i horoskopit nga Astrologia Chrysanthi Kalogeri

June 30, 2025

Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

June 30, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja : Si të përdorni barin e bletës kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit me…

January 3, 2025
Ylli Merja, Lemza

Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

January 9, 2025
Ylli Merja, Tharja e Gojes

Specialisti Ylli Merja: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.